Me thirrjet “UÇK”, Plisat ndezin ‘flakë’ Tiranën para ndeshjes Shqipëri-Poloni

10/09/2023 18:48

Ethet e supersfidës Shqipëri-Poloni që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”, kanë mbërthyer tifozërinë kuqezi, të cilët kanë përshkuar me brohoritje dhe këngë patriotike Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Tifozët e Kombëtares anë e mbanë trojeve shqiptare janë mbledhur sot në Tiranë për t’i dhënë zemër djemve të Silvinjos.

Ndër ta do të jenë edhe grupi i tifozëve nga Prishtina,“Plisat”, të cilët nuk mungojnë asnjëherë në ndeshjet e Shqipërisë. Me thirrjet “UÇK”, “UÇK“, “UÇK“ ata kanë ndezur flakë Tiranën, ndërsa pak orë na ndajnë nga përballja me polakët.

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur që në stadium do të jenë të pranishëm afro 22 mijë tifozë në përkrahje të “kuqezinjve”. Në stadiumin e tejmbushur, ku biletat janë shitur të gjitha një muaj më parë, Kombëtarja luan një finale të parakohshme pas barazimit 1-1 kundër Çekisë, në Pragë dy ditë më parë. Me një fitore sot kundër polakëve, djemtë tanë do të “pronotonin” një vend në Euro 2024, në Gjermani. Ndërsa barazimi do t’iu jepte sërish shpresë, duke lënë të dytët në grup.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA