Një vjetori i vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II/ Kate Middleton vë vathët me perla për nder të Monarkut

08/09/2023 23:07

Kate Middleton dhe Princi William morën pjesë në një shërbim në kishë për të nderuar jetën e Mbretëreshës Elizabeth II në përvjetorin e parë të vdekjes të premten.

Në ceremoninë private të zhvilluar në Katedralen e Shën Davids, Princesha e Uellsit vendosi një palë vathë me perla dhe diamant të monarkut të ndjerë.

Mbretëresha Elizabeth – e cila vdiq më 8 shtator 2022 në moshën 96-vjeçare – mbante një palë vathë më të hollë të quajtur “Vathët e Perlës Jubilee të Argjendtë”.

Bizhuteritë e stilit klasik u veshën nga mbretëresha Elizabeth në jubileun e saj të argjendtë në vitin 1977, dhe përfshijnë një perlë në formë loti të varur nga një kunj diamanti, shumë ndryshe nga perla e madhe e rrumbullakët që ajo mbante zakonisht.

Princesha i kombinoi perlat e saj me të njëjtën pallto ngjyrë gështenjë nga Eponine që veshi për koncertin e këngëve “Together at Christmas” të 2022-ës, ndërsa flokët i kishte rregulluar në stil elegant duke vendosur një kapelë të re burgundy nga Sahar Millinery në krye.

Kunati i Middleton, Princi Harry kreu homazhe për Mbretëreshën Elizabeth sipas mënyrës së tij të premten. Ai bëri një vizitë në varrin e gjyshes së tij në kapelën e Shën Gjergjit, pasi mbajti një fjalim prekës për nder të saj në çmimet WellChild të enjten.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA