Kjo e premte shënon një vit që nga vdekja e Mbretëreshës së Britanisë Elizabeth II në moshën 96-vjeçare.
Monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar e cila ka hyrë në histori mbylli sytë më 8 shtator të viti të kaluar, për shkak të moshës së thyer.
Pas përhapjes së lajmit në mënyrë të furishme e gjithë bora nisi vajtimin për figurën e gruas së fortë që nuk ka munguar në takime të rëndësishme botërore dhe ture të vazhdueshme në shumë vende.
Gjatë mandatit, Mbretëresha Elizabeth II ishte dëshmitare e kalimit të Perandorisë britanike në Komonuelth, e fundit të Luftës së Ftohtë dhe e hyrjes e pastaj daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian.
Për shumë britanikë, Mbretëresha Elizabeth përfaqësoi stabilitet në pjesën më të madhe të shekullit 20. Përveçse për qasjen unifikuese, asaj iu dhanë merita për modernizimin e monarkisë dhe menaxhimin e disa skandaleve në familje.
Pas 70-vitesh në fron, djali i saj Mbreti Charles III mori nën drejtim pallatin mbretëror, si pasardhësi i familjes. Anëtarët e familjes mbretërore janë mbledhur në Skoci për të mbajtur homazhe në përvjetorin e parë të vdekjes, por sipas raportimeve nuk do të ketë organizime publike.
Charles dhe Camilla protet të shoqërohen nga anëtarë të tjerë të familjes në përvjetorin e vdekjes së Elizabeth. Vëllezërit e Charles Edward dhe Andrew gjithashtu do të jenë prezentë.
Princi Harry do të jetë edhe në Britaninë e Madhe në ditët në vijim, por jo për tu bashkuar me ata. Për shkak të grindjes së Harry-t me pjesën tjetër të familjes së tij, ai është përjashtuar nga takimi.
Top Channel