Projekti i suksesshëm i “Dancing With the Stars” që ka mbajtur një audiencë të lartë të gozhduar pas ekranit sezonin e shkuar, do të startojë së shpejti në ekranin e televizionit Top Channel.
Programi më popullor i kërcimit në botë, me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, ku pritet të ketë emra mjaft të njohur të showbizz-it.
Megjithëse janë përfolur shumë emra të njohur, akoma nuk është bërë publik asnjë nga konkurrentët, të cilët do të jenë surprizë për të gjithë shikuesit.
Kasti bën bashkë emra nga fusha e TV, muzikës, aktrimit, yje të rrjeteve sociale, sportistë, që kanë një karrierë të njohur kombëtare dhe ndërkombëtare.
Juria e “Dancing With the Stars”, përbëhet nga një panel me profesionistë dhe personalitete të ekranit shqiptar.
Stafi i programit ka nisur punën për spektaklin e kërcimit, gjë të cilën e konfirmoi ditën e djeshme përmes një videoje në “Instagram”, fituesi i BBV2 Luiz Ejlli.
Video e cila menjëherë ngriti dyshimet nëse ai do të jetë pjesë e DWTS2.
Në një skenë mahnitëse, për ti dhuruar publikut emocione dhe argëtim, “Dancing With the Stars Albania”,do nisë së shpejti ekskluzivisht në Top Channel.
View this post on Instagram
Top Channel