Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në Itali, momente të ëmbla gjate muajit të mjaltit në Siçili
Stresi është një nga reperët më të përfolur në showbizin shqiptar, ku shpesh herë bën bujë me deklaratat e tij.
Ai ka qenë i komentuar edhe për lidhjet e shumta të dashurisë me vajza të njohura apo të pa njohura të showbizit. Pas një lidhje disa vjeçare me Keisin, Stresi duket se ka gjetur sërish dashurinë. Së fundmi ai ka publikuar një foto në Instastory, ku shihet i përqafuar me vajzën që atij i ka rrëmbyer zemrën.
“Sonte ishte nata ime më speciale ndër vite”, ka shkruar Stresi në foto, ku fytyrën e të dashurës ia ka mbuluar.
Mesa duket reperi është sërish i lumtur, pas dramave në lidhjen disa vjeçare me Keisin, të cilët ndaheshin dhe pajtoheshin shpesh herë.

Top Channel