Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar gazetarja e Top Channel Kristi Gongo, e cila zbuloi më tepër nga “Punë pa teka”, program më i ri televiziv që nis transmetimin këtë të shtunë.
Kristi zbuloi se puntata e parë është xhiruar në minierë, një përvojë e veçantë dhe sfiduese për t’u xhiruar në mënyrë reale.
E teksa kujtoi rrugëtimin e saj në media, Kristi zbuloi se në fakt edhe ajo vetë ka punuar “pa teka” kur ishte studente.
7 vite më parë, Kristi punonte në sektorin e shërbimit në Kashar e vite më vonë u bë pjesë e Top Channel.
Shumë krenar për këtë rrugëtim të saj ishin padyshim familjarët, të cilët e surprizuan me një vidoemesazh.
Gazetarja nuk mbajti dot lotët ndërsa e ëma dhe i ati i uruan suksese dhe zbuluan edhe një pasion të fshehtë të saj, poezinë.
Top Channel