Një punonjës policie u plagos, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga biçikleta.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50, në vendin e quajtur “21 Dhjetori”. 55-vjeçari u transportua me ambulancë në spitalin “Nënë Tereza”, për ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërkohë që pritet hetimi.

Top Channel