
Astrologia e njohur Meri Shehu, e ftuar në “Wake Up”, nuk i ka shpëtuar as pyetjes se si e komenton ajo ndryshimin në kabinetin e qeverisë.
Sipas saj këto ndryshime janë bërë në Mërkur të kundërt dhe se gjërat nuk janë të qarta.
Meri Shehu: Ndryshimet në kabinet dhe emërimet e reja, janë bërë në Mërkur të kundërt. Që do të thotë Mërkuri në Virgjëreshë, megjithëse është i kundërt nuk do të thotë se është i keq. Por akoma ka gjëra që nuk janë të qarta.
Blendi Salaj: A është Gaforrja kryeministri?
Meri Shehu: Po. Ecuria e kryeministrit me ndryshimet tregohet në fund të shtatorit me Hënën e plotë në Dash, aty dalin të gjitha gjërat.
Ndërsa për ndeshjen që do zhvillojë kombëtarja jonë me Çekinë, Meri shprehet se Çekia është shumë e mirë. Shqipëria nuk ka shpresë para Çekisë e cila ka qenë nën kampion bote.
Top Channel