Eklips hënor, Maratona Messier dhe kometa në horizont, ja disa fenomene astronomike që do të keni mundësi të shihni këtë muaj
Një grua në Gjermani ka kryer një operacion për të zgjatur këmbët me 14 centimetra.
Ky operacion i kushtoi asaj më shumë se 150 mijë euro dhe tani është penduar, për këtë veprim që ka bërë. Ajo nuk e njeh më veten dhe e ka kuptuar se iu nënshtrua operacionit vetëm për të përmbushur dëshirat e ish-bashkëshortit të saj.
Protagoniste e kësaj historie është modelja gjermane Theresia Fischer, 31 vjeçe, e cila mori pjesë edhe në Big Brother-in gjerman. Modelja gjatë një interviste në radion Mdr Jump tregoi historinë e saj, duke zbuluar se ka bërë shumë gjëra që sot është penduar. Një ndër to është fakti që ka zgjatur këmbët e saj.
Ajo ka treguar se bënte sherr përditë me partnerin e vete, i cili shpesh herë i ushtronte presion psikologjik. Ai i thoshte se ‘ti e di se sa shumë më pëlqejnë femrat e gjata, do doja të ma plotësonit dëshirën’. Gjithashtu ai i ulte vetëbesimin duke i thënë ‘ti s’mund të bësh asgjë pa mua, ke nevojë për mua’.
“Nëse e dëgjon atë ta përsërisë 20, 30, 60, 70 herë, atëherë vërtet arrin të besosh se nuk je asgjë pa të”, ka thënë modelja.
Operacioni që futi shufra metalike në këmbë, e bëri atë të arrinte gjatësinë 1.80 metra. Ajo shprehet se nëse do e kthente kohën pas, nuk e do kishte bërë kurrë një gjë të tillë.
“Më vjen turp sepse pranova një operacion që nuk duhej t’i nënshtrohesha”, tregoi Theresia Fischer
Top Channel