Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet “të dehur” në dashuri! Momente pasionante në koncertin e Beyoncé

05/09/2023 20:31

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet dukeshin, sikurse e thotë edhe kënga e Beyonce-s, “drunk in love” në koncertin “Renaissance” të hënën mbrëma.

Në fotot e kapura nga TMZ, ylli i realitishow-t “Kardashians” dhe aktori “Call Me by Your Name” mund të shihen në tribunën VIP përballë një morie të famshmësh, përfshirë Tom Holland dhe Zendaya, të cilët gjithashtu ishin ulur në seksionin e tyre.

Çifti pa komplekse u pa në momente romantike para motrave të Kylie, Kendall dhe Kim Kardashian, si dhe Hailey dhe Justin Bieber. Ylli i “Dune” dhe Kylie u puthën me passion, ndërsa mbështilleshin me njëri-tjetrin.

Fotot fillestare të Chalamet, 27 vjeç, dhe themeluesit të Kylie Cosmetics, 26 vjeç, treguan fillimisht çiftin që shijonin të qetë shoqërinë e njeri-tjetrit pak para se të mbizotëronin “flakët e dashurisë”.

Dalja e tyre e parë publike e ciftit ndodhi gjithashtu në ditëlindjen e 42-të të Beyoncé. Aktori i “Little Women” dhe Kardashian janë në një romancë që prej muajit prill, por asnjëri prej tyre nuk e ka komentuar lidhjen e tyre. Në vend të kësaj, fansave u është dashur thjesht të shijojnë imazhet e makinave të çiftit që vijnë e shkojnë nga banesat e njëri-tjetrit. Dyshja dinamike u përball me thashethemet për ndarje në fillim të gushtit, por një burim i tha TMZ se çdo raport që pretendonte se Chalamet ishte ndarë nga Kylie ishte i pavërtetë.

Një person i brendshëm u bëri thirrje fansave “të mos besojnë gjithçka që lexojnë”. Chalamet është romanca e parë e Kylie-t që nga lidhja e saj e përsëritur me Travis Scott, me të cilin ndan vajzën Stormi, 5 vjeç dhe djalin Aire, 1 vjeç.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA