Sulmuesi i Manchester United, Antony Matheus dos Santos, është përjashtuar nga kombëtarja e Brazilit për kualifikueset e ardhshme të Kupës së Botës, pas akuzave të ish të dashurës së tij për dhunë.
Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) tha në një deklaratë se Antony ishte përjashtuar për të “ruajtur viktimën e supozuar, lojtarin, ekipin brazilian dhe vetë CBF”.
Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Jesus do të zëvendësojë Antony-n në ekipin kombëtar për ndeshjet kundër Bolivisë më 8 shtator dhe kundër Perusë më 12 shtator.
23-vjeçari mohoi të ketë sulmuar fizikisht ish-të dashurën e tij Gabriela Cavallin, duke u shprehur se ai ishte “viktimë e akuzave të rreme. Provat e prodhuara tashmë dhe ato që do të prodhohen do të vërtetojnë që unë jam i pafajshëm“, siguroi futbollisti për mediet.
Reagimi i lojtarit erdhi pasi shtypi brazilian publikoi mesazhe në “WhatsApp” mes Antony dhe Cavallin në të cilat lojtari dyshohet se kërcënonte ish-partneren e tij. /Supersport
Top Channel