LIVE/ Dita e 13-të e protestës, goditet me gurë godina e Kryeministrisë dhe e Kryesisë së Kuvendit, sulmohet banka në bulevard. Policia ndërhyn me gaz dhe ujë, nisin shoqërimet Në përpjekje për të rritur sigurinë rrugore, në Tiranë janë ndëshkuar me masa administrative 10,641 drejtues makinash që kanë shkelin rregullat e qarkullimit.
Në pranga dhe nën hetim janë vënë 19 drejtues automjetesh, të cilët kanë qenë në kundërshtim me rregullat e qarkullimit.
-Janë vendosur 85 masa administrative, për xhama të errësuar.
-Janë vendosur 476 masa administrative, për shpejtësi mbi normat e lejuara.
-Janë vendosur 801 masa administrative, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.
-599 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.
-638 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.
-Janë vendosur 716 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.
-Janë bllokuar 9 automjete.
Top Channel