Përplasje pranë Kryeministrisë/ Policia përdor spraj me piper drejt protestuesve, ndërhyn edhe autoboti

25/10/2026 18:22

Përplasjet pranë Kryeministrisë vijojnë, ndërsa policia ka ndërhyrë me spraj lotsjellës dhe spraj me piper në drejtim të protestuesve.

Në terren ka ndërhyrë edhe autoboti me ujë, ndërsa raportohet për shoqërime të protestuesve nga efektivët.

Gjatë tensioneve, një i ri është shpëtuar nga bashkëmoshatarët e tij, të cilët kanë ndërhyrë për të mos lejuar shoqërimin e tij nga policia.

Top Channel