Nelly Furtado heq dorë nga muzika për shkak të sulmeve mizore ndaj trupit të saj
Kanye West dhe bashkëshortja Bianca Censori thuhet se janë ndaluar përgjithmonë nga një kompani veneciane varkash pas ekspozimit të pahijshëm të reperit së fundmi.
Venezia Turismo Motoscafi, e cila i dha me qira varkën çiftit, i tha Daily Mail Australia të dielën se West dhe Censori “nuk do të jenë më të mirëpritur në asnjë prej anijeve të tyre“.
Kompania pretendoi se punonjësit e tyre nuk ishin në dijeni se fituesi i Grammy-it kishte ulur pantallonat për të kryer s*ks oral në bord, derisa fotot u bënë publike javën e kaluar.
“Drejtuesi i varkës duhej ta kishte mendjen tek trafiku ujor dhe nuk i pa këto turpësi. Nëse kjo do të kishte ndodhur, ai do të kishte zbritur menjëherë dhe do t’i raportonte shkelësit tek supervizorët e tij”- tha kompania.
Venezia Turismo Motoscafi thirri gjithashtu për të diskutuar rreth incidentit “një person të tretë në bordin e mjetit lundrues”, e cila po shoqëronte çiftin dhe i “pengoi pamjen kapitenit” në pjesën e pasme të varkës.
Kompania italiane e qirasë dënoi më tej momentin e turpshëm të West dhe Censorit, duke thënë: “Ne e shkëpusim plotësisht veten nga akte dhe sjellje të tilla. Zoti West dhe gruaja e tij me siguri nuk do të jenë më të mirëpritur në bordin e anijeve të kompanisë sonë.”
Përgjigja e kompanisë vjen gati një javë pasi Page Six siguroi fotografi të stilistit Yeezy, duke zhveshur pantallonat dhe nxjerrë të pasmet e tij ndërsa po udhëtonte me varkë në kanalet e Venecias.
West, i veshur me të zeza, e mbrojti pjesërisht fytyrën me një mbulesë pëlhure gjatë turit me anije. Ndërkohë, bashkëshortja e tij është fotografuar e ulur poshtë pranë këmbëve të tij, çka dukshëm tregon se po kryenin s*ks oral gjatë lëvizjes me varkë. Pasi kapiteni u ankorua, Censori, 28 vjeç, u pa duke rregulluar pallton e saj prej lëkure teksa dilnin nga varka me një shoqëruese femër të paidentifikuar.
Reperi u martua me arkitekten australiane në një ceremoni martese jo ligjërisht të detyrueshme në janar, dy muaj pas finalizimit të divorcit me Kim Kardashian.
Top Channel