28/12 17:06
Carlos Alcaraz, numri një në botë në tenis, u kualifikua në fazën e 1/8-ave të US Open, duke mposhtur britanikun Daniel Evans në katër sete (3-1).
Fitues i këtij turneu në vitin 2022, spanjolli iu imponua vendit të 28-të në renditjen botërore duke lëshuar vetëm një set (6/2, 6/3, 4/6, 6/3), në një takim që zgjati tri orë e 13 minuta në Flushing Meadows të Nju Jorkut dhe do të përballet në fazën e 1/8-ave me italianin Matteo Arnaldi, i 61-ti në renditjen ATP, i cili eliminoi në tri sete britanikun Cameron Norrie.
Alcaraz, 21 vjeç, është në kërkim të titullit të tij të tretë Grand Slam në Shtetet e Bashkuara, pasi fitoi US Open vitin e kaluar dhe Wimbledonin këtë vit.
Top Channel