Prej më shumë se 60 vitesh, Qani Nuredini end shkopinjtë me duart e tij të mbuluara nga kallot.

Zanatin e mësoi nga babai dhe shprehet i kënaqur me të ardhurat që fiton edhe pse me keqardhje vëren se për shkak të moshës nuk punon dot si dikur.

Gjithnjë e më shumë punimet me thupra janë të kërkuara në treg si objekte artistike, por edhe lehtësisht të përdorshme. Por gjithnjë e më rrallë gjen punues të thuprave të cilët me mjeshtëri të punojnë shporta, kanistra, apo objekte të tjera zbukurimi.

Gjatë verës, Qaniu mbledh thuprat e shelgut përgjatë luginës së lumit Shkumbin, ato duhet të ruhen të njoma pasi thuprat e thata thyhen lehtësisht. Më pas ato do të enden ngadalë në duart e të moshuarit për të formuar shportën e bukur të frutave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA