Foto ilustruese

Një pushues grek ka mbetur i dëmtuar pasi ra aksidentalisht në gropën e ashensorit të një pallati në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, ndërkaq personi i lënduar është një 22-vjeçar me inicialet H.S., banues në Athinë.

I riu u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Top Channel