Ka nisur në Korçë edicioni i 10 i Koko Fest, festivali i komedisë i cili bën bashkë trupa teatrore nga të gjitha trevat shqiptare.
Shtatë komedi nga trupat teatrore të Shqipërisë Kosovës dhe Maqedonisë se Veriut do të ngjiten ne skenën e teatrit Andon Zako Çajupi ndërsa mbrëmja e parë e festivalit është hapur me shfaqjen përshëndetëse nga teatri i Korçës “Nata e 12” e William Shakespeare.
Për drejtoren e teatrit Zamira Kita Koko Fest mbetet një organizim i rëndësishëm artistik që prej një dekade le gjurmë në historine e teatrit shqiptar
Në këtë vit jubilar koleksionisti Mirgen Shamblli ka sjellë edhe një ekspozite të veçantë me bileta të shfaqjeve prej viteve ‘30 si dhe materiale të tjera që lidhen me historikun e teatrit
Për shtatë mbrëmje radhazi në teatrin e Korçës me pjesëmarrjen e trupave profesioniste nga gjithë trevat shqipfolëse nuk do të mungojë humori ndërsa një juri e përzgjedhur do të vlerësojë më të mirët e tyre.
Top Channel