Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur sot Kryesinë.
Në takimin e organizuar vetëm një ditë pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar kanë marrë pjesë 19 anëtarë, 5 prej të cilëve janë online.
Vlen të theksohet se, Partia Demokratike e Lulzim Bashës mblodhi këtë të shtunë Kuvendin Kombëtar, me pjesëmarrjen e 4254 delegatëve, për të miratuar ndryshimet nen për nen për funksionimin e statutit të kësaj force politike.
Gjatë mbledhjes u miratua Neni 48 që i jep kryetarit të partisë, Bashës, edhe postin e kreut të Grupit Parlamentar. Ky vendim nuk u prit mirë nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhin, njëherazi kundërshtar i rikthimit të Bashës në mandatin e katërt në krye të PD-së, i cili ka nisur sot përpjekjet për një bashkim të deputetëve demokratë në Kuvendin e Shqipërisë.
Një tjetër ndryshim i miratuar është përjashtimi nga anëtarësia e demokratëve ata që kanë garuar për subjekte të tjera zgjedhore, që do të thotë pastrimi i partisë nga mbështetësit e Sali Berishës që kandiduan në zgjedhjet e 14 majit për koalicionin “Bashkë Fitojmë”.
Top Channel