Çfarë dështimi për Bayernin në limitet e merkatos së verës!
Klubi bavarez, kishte siguruar në orët e fundit blerjen e Joao Palhinhas, por më gongun e merkatos marrëveshja dështoi.
Kampionët në fuqi të Gjermanisë, kishin finalizuar me Fulhamin në bazë të një shume prej 65 milionë eurosh.
Lojtari i datëlindjes 1995 kishte kaluar edhe testet mjekësore me klubin bavarez, si dhe ishin bërë gati fotot e prezantimit.
Arsyeja? Fulhami, në fakt, nuk arriti të gjente një zëvendësues për lojtarin luzitën gjatë ditës së fundit të merkatos dhe për shkak të bllokoi operacionin.
Një tallje e pabesueshme si për Bayernin ashtu edhe për futbollistin, i cili ndodhej në Mynih dhe kishte kaluar të gjitha procedurat, kishte veshur edhe fanellën e skuadrës gjermane, por që nuk arriti të prezantohej./ supersport
Top Channel