Senegalezët të lumtur për rikthimin e trenit drejt festivalit fetar Grand Magal (fotot)

02/09/2023 19:28

Pas pesë vjet pritjeje banorët në Senegal shpreheshin sot të lumtur për rikthimin e shërbimit hekurudhor që çon pelegrinët drejt festivalit madhor musliman Magal në qendër të vendit.

Autoritetet njoftuan dje rihapjen e përkohshme të linjës së mbyllur hekurudhore, për të dërguar besimtarët në festivalin e përvitshëm fetar.

Tre trena, secili me kapacitet prej 240 pasagjerësh u dislokuan në linjën 130-kilometra të gjatë mes Thies pranë kryeqytetit dhe qyteti të shenjtë të Touba në qendër të vendit, njoftonin hekurudhat.

Dhjetra njerëz shiheshin sot në binarët e Thies për të dëshmuar nisjen e trenit të parë me katër vagonë, të lyer me ngjyrat e vjetra jeshile e gri, shkruan rrjeti AFP.

“Njerëzit tregohen emocionalë me këtë tren dhe rrugën drejt festivalit musliman. Të gjitha biletat për vendet e sotme ishin shitur,” tha kreu i hekurudhave vendase Samba Ndiaye.

“Pasagjerët do të udhëtojnë në komfort dhe dinë kohën e saktë të mbërritjes së tyre”, shtoi ai.

Shërbimi do të vijojë nga e premtja deri të mërkurën, me qëllim lehtësimin e ngarkesës në rrugët automobilistike që mbushen me makina e autobusë drejt Touba për pelegrinazhin e Grand Magal.

Festivali organizohet nga vllazëria Mouride një nga katër urdhrat muslimane Sufi të Senegalit.

Rihapja e përkohshme e linjës pritet të jetë paraprirje e rivendojsjes së përhershme të trafikut hekurudhor.

FOTO GALERI
4/7
Shërbimi do të vijojë nga e premtja deri të mërkurën, me qëllim lehtësimin e ngarkesës në rrugët automobilistike

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA