![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/67aa5f7aab8fe_sd-800x450.jpg)
10/02 22:50
Derbi i klubeve shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Shkëndija-Shkupi u mbyll me porta të paprekura.
Dy skuadrat u përballën në kuadër të javës së gjashtë të elitës së futbolllit në Maqedoni, megjithatë në fund ndanë pikët.
Të dyja skuadrat patën raste në pjesën e parë, por nuk ia dolën të gjenin rrugën drejt rrjetës.
Edhe në fraksionin e dytë, pavarësisht tentativave nuk u gjet “receta” e golit as nga Shkëndija e Tetovës dhe as nga Shkupi.
Në fund gjithçka u mbyll në “paqe” me Shkëndijën që kryeson me 13 pikë, teksa Shkupi renditet në vend të katërt me nëntë pikë.
Top Channel