Nuk lënë pas rivalitetin! Joe Biden në Florida, nuk do të takohet me guvernatorin DeSantis

02/09/2023 18:00

Presidenti Joe Biden do të vëzhgojë nga afër dëmet e shkaktuara nga uragani Idalia, për tu garantuar mbështetje personave të prekur nga stuhia, por në vizitën e tij në Florida ai nuk do të takojë guvernatorin republikan Ron DeSantis, njëkohësisht një prej rivalëve të mundshëm të tij në garën për president.

Teksa u pyet nga gazetarët lideri i SHBA-së i prerë tha se ai nuk do të jetë atje, e më pas u largua së bashku me bashkëshorten e tij nga Shtëpia e Bardhë.

Përfaqësuesit e DeSantis deklaruan se mes tyre nuk është planifikuar asnjë takim, teksa qëllimi i tyre është të ndihmojnë dhe përmirësojnë situatën e pasojave të uraganit.

Biden dhe DeSantis kanë biseduar rregullisht gjatë gjithë javës lidhur me stuhinë, që goditi rajonin Big Bend të Floridës, me erëra që arritën shpejtësinë e rreth 200 kilometrave në orë.

Të mërkurën presidenti tha se gjatë bisedave të tyre ata e kishin lënë jashtë politikën. “Mendoj se ai i beson gjykimit tim dhe dëshirës time për të ndihmuar”, është shprehur presidenti amerikan.

Por pavarësisht këtyre deklaratave, ata nuk do të vijojnë një tur së bashku për të vëzhguar të gjitha dëmet dhe kompensimin e banorëve vendas.

Në analizat e bëra thuhet se gara presidenciale brenda kampit republikan po intensifikohet DeSantis mund të mos dëshirojë të fotografohet me Biden, teksa inspektojnë nga afër situatën.

 

Top Channel