Zyrtare/ Manchester United “blindon” portën me “gardianin” e kombëtares turke

01/09/2023 10:42

Manchester United ka zyrtarizuar blerjen e portierit turk Altay Bayindir nga Fenerbahce për 4.3 milionë stërlina.

25-vjeçari, i cili ka pesë paraqitje me kombëtaren turke, ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2027.

Sezonin e kaluar ai ishte lojtar kyç për Fenerbahçen në suksesin e arritur në Kupën e Turqisë, ndërsa kampionat klubi nga Stambolli u rendit u dyti.

“Është nder i madh të bashkohem me Manchester United dhe të bëhem lojtari i parë turk që përfaqëson këtë klub të jashtëzakonshëm”, tha Bayindir.

“Do të jap gjithçka për të ndihmuar këtë grup të veçantë lojtarësh për të arritur ambiciet tona. Mezi pres të filloj të punoj me një grup portierësh të tillë me përvojë. Ne do të mbështesim njëri-tjetrin në mënyrë që secili prej nesh të jetë gati për të performuar sa herë që na kërkohet.”

Blerja e Bayindir ndodhi për shkak të largimit të largimin të Dean Henderson, i cili iu bashkua Crystal Palace për 20 milionë stërlina.

Numri një i sezonit të kaluar David de Gea, i cili bëri 545 paraqitje për klubin në total në një periudhë 12-vjeçare, gjithashtu u largua nga klubi pasi palët nuk arritën marrëveshjen për një kontratë të re.

Bayindir bëhet portieri i dytë që i bashkohet Man. United këtë verë pas kamerunasit Andre Onana nga Interi për 47.2 milionë stërlina./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA