“Xixa” mes Moran dhe Markut: Irlandezi dridhet para meje

01/09/2023 21:01

Florian Marku dhe Dylan Moran e kanë ndezur sfidën mes tyre që në konferencën për shtyp para ndeshjes që do të zhvillojnë të shtunën e 2 shtatorit.

Në përballjen pallë për ballë, Marku dhe Moran kanë pasur ngacmimet e tyre, me boksierin kuqezi që para mediave tha se kundërshtari I tij është tejet I frikësuar.

“Ai dridhej kur ishim ballë për ballë, u përpoq ta fshihte. Nëse shikoni videot nga kamerat, ai tundte këmbët”.

“Kurrë në jetën time nuk do të dridhem para teje”.

Më tej Marku edhe një herë theksoi se kundërshtari I tij kurrë nuk ka hapur në rrugëtimin e tij një rival më të fortë se ai.

“Unë do ta gjuaj. E di që do të përpiqet të boksojë, do të përpiqet të vrapojë, por unë do të jem shumë I fortë për të”.

Në ballafaqimin mes Markut dhe Moran nuk munguan as ngacmimet dhe tensioni, teksa në fund të dy boksierët e nisën para kohe duelin e tyre.

Kjo përballje do të vije live në ekranin e SuperSport Digitalb, me Markun që kërkon fitoren e 13-të në boksin profesionist./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA