Skënderbeu merr fitoren e dytë radhazi, Behiratche “fundos” Dinamon

01/09/2023 21:20

Skënderbeu vazhdon me ecurinë pozitive, ndërsa për të dytën javë radhazi ka marrë pikët e plota.

Korçarët morën fitoren minimale 1-0 ndaj Dinamo City-t, me këta të fundit që ende nuk kanë shijuar pikën e parë në Kategorinë Superiore.

Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa në fraksionin e dytë Skënderbeu mori një “dhuratë”.

Një autogol i Behiratche në minutën e 49’ zhbllokoi sfidën dhe u dhuroi tre pikët vendasve.

Pas javës së dytë Skënderbeu kryeson me gjashtë pikë, teksa Dinamo City renditet në vend të nëntë me zero pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA