Nipi i preferuar i Pablo Escobar beson se pasuria e xhaxhait të tij të ndjerë i takon e gjitha atij

01/09/2023 09:37

Trashëgimia e Pablo Escobar ka ndezur një konflikt që ka shkuar deri te kërcënimet me vrasje mes pasardhësve të tij.

Mbreti famëkeq i kokainës u vra në vitin e largët 1993 në çatinë e një ndërtese në Medellin, teksa tentonte t’i arratisej forcave të ushtrisë. Ai ka lënë pas një koleksion makinash e motorësh të vjetër, por jo vetëm. “Telegraph” shkruan se Nicolás Escobar, 53-vjeç, e ka shpallur veten si nipi i preferuar i Don Pablos dhe beson se pasuria e xhaxhait të tij i takon e gjitha atij.

Megjithatë, lufta ka nisur tashmë me babain e tij Roberto Escobar, i cili ka qenë një llogaritar i kartelit të drogës. Ai ka kërcënuar se do ta vrasë djalin e tij nëse ai do të kërkojë reliket e Pablos.

“Roberto ende mendon se mund të bëjë çfarë të dojë, se është në mafia, se është një bos”, tha Nicolás.

Një ditë më thirri motra dhe më tha që të mos tentoj të hyj në shtëpinë e babait tim. Nëse hyn, më tha, dikush do të më vriste, sepse babai dha urdhër.

Prej vitesh, pasuritë e shefit të kartelit famëkeq të drogës janë ekspozuar në një muze, i cili menaxhohet nga Roberto. Një “Harley Davidson”, një avion i vogël privat, një koleksion fotosh të rralla, madje edhe një pistoletë, janë vetëm disa nga reliket e shfaqura për publikun në këtë muze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA