Davy Klaassen duket se do të jetë edhe futbollisti që mbyll merkaton e Interit, me holandezin 30-vjeçar që ka ardhur me parametra zero dhe ka firmosur për dy sezone me milanezët.
Ashtu siç pati deklaruar Marotta ditën e djeshme, zikaltrit zgjodhën një mesfushor me cilësi ndryshe nga ata që kanë në organikë dhe pikërisht Klaassen pritet t’i japë diçka tjetër skuadrës së Inzaghit në fushë.
Kjo pasi mesfushorëve aktualë të Interit u mungojnë centimetrat, të cilat Klaassen i ka, pasi ka treguar se është shumë i fortë në luftën në ajër, por edhe në dyluftime.
Gjithashtu Klaassen njihet edhe si futbollist me nuhatje të mirë për golin, cilësi që në mesfushën zikaltër ka treguar se e ka vetëm Nicolo Barella. Në tre sezonet e fundit me Ajaxin, Klaassen ka regjistruar gjithmonë numër dyshifror golash të shënuar, teksa në 136 ndeshje, ka dërguar topin në rrjetë 36 herë.
Tashmë i takon Simone Inzaghit që ta përfshijë sa më shpejt në manovrën zikaltër të lojës, për ta shndërruar në një pikë të rëndësishme të ekipit, pasi eksperienca dhe cilësia nuk i mungojnë.
Top Channel