Britney Spears pretendon se ish-bashkëshorti Sam Asghari ishte një spiun i paguar nga babai i saj

01/09/2023 14:29

Pas divorcit me Sam Asghari , Britney Spears duhet të përballet sërish me frikën nga babai i saj.

Sipas një raporti të DailyMail, ylli beson se ish-burri i saj po punonte fshehurazi me babanë e saj, duke i dhënë atij informacione që do ta ndihmonin të merrte kujdestarinë e saj.

“Brittney ka arsye të besojë se Sam ka punuar fshehurazi me babanë e saj, Jamie, që nga fillimi i lidhjes së tyre ”, tha një burim i afërt me të.

“Sam do t’i jepte Jamie informacione që do ta ndihmonin ta mbante atë të mbyllur. Në këmbim, Sam kishte akses tek ajo dhe paratë e saj. “Brittney tani ndihet sikur Sam po e tradhtonte gjatë gjithë kohës ”, shtoi ai.

Çifti u nda pas 6 vitesh lidhje dhe 14 muaj martesë, me raportime për tradhti nga ana e këngëtares, të cilat nuk janë konfirmuar nga askush.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA