U përplas me armë me kushërinjtë e pronarit të një ambienti që donte ta merrte me qira, shoqërohet 33-vjeçari

31/08/2023 15:34

Një përplasje mes tre personash ka përfunduar në të shtëna me armë në qytetin e Peshkopisë.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një 33-vjeçar me inicialet L.H. është konfliktuar me kushërinjtë e pronarit të një ambienti që donte ta merrte me qera, shtetasit Sh.L., dhe R.L., dhe gjatë përplasjes ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme nga Policia është bërë parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit dhe kapja e shoqërimi në Komisariat i 33-vjeçarit. Po ashtu, është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë që 33 vjeçari qëlloi në ajër.

Në ambientet e Komisariatit janë shoqëruar gjithashtu edhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë informacion të plotë mbi ngjarjen.

Top Channel