Partizani do të luajë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit këtë të enjtë në Elbasan Arena.
Kampionët e Shqipërisë do të kërkojnë të zhvlerësojnë humbjen minimale të ndeshjes së parë me Astanën, për të shkuar për të parën herë në histori në grupet e një kompeticioni të UEFA-s.
Skuadra e drejtuar nga Zoran Zekicc u mund 1-0 një javë më herët në Kazakistan e gjithçka mbetet e hapur në sfidën e kthimit. Me ndihmën e tifozëve, të kuqtë besojnë se në përballjen e kthimit të play-off të Ligës së Konferencës mund të arrijnë një fitore kualifikimi, që do të ishte një moment historik dhe i rëndësishëm për ‘demat”.
Në mes nuk është vetëm prestigji, por dhe bonusi financiar, në rast kualifikimi për në grupe. Partizani do të luajë gjithçka për gjithçka, pavarësisht problemve që ka pasur me dëmtimet, me Mba dhe Grezdën që vijojnë të jenë në infermieri.
Sulmuesi nigerian po lufton me kohën, për të qenë në fushë, por gjithçka do të vendoset para sfidës. Një ndeshje që vlen shumë më shumë se prestigji për të kuqtë, që ndaj Astanës do të kërkojnë vetëm historinë.
UEFA Conference League, duke nisur nga faza e grupeve është një ekskluzivitet i Supersport.
Top Channel