Imazhi që shihni më sipër në pamje të parë duket se tregon një fytyrë të madhe, të frikshme, që del papritur nga oqeani. Mirëpo, në të vërtetë nuk është gjë tjetër veçse një peshk vëzhgues i yjeve, i varrosur në dyshemenë ranore të Mesdheut.
Fotoja e realizuar nga Pietro Formis nga Italia, është ndër pretendentet për t’u vlerësuar si fotografia e vitit e jetës së egër për këtë vit. Formis shpjegoi se ai normalisht nuk bën foto për kompeticione dhe se e ka dorëzuar këtë imazh sepse “i ka pëlqyer shumë”, por nuk priste të fitonte ndonjë vlerësim.
“Jam super e lumtur dhe po i numëroj ditët për ceremoninë. Vetëm kur e mendoj se do të shoh shumicën e, po i quaj kolegët e mi. Por, ata janë heronjtë e mi dhe majat e fotografisë, kështu që nuk mund ta përshkruaj sa i lumtur jam”, tha Formis.
Fituesit e përgjithshëm të konkursit “Wildlife Photographer of the Year” do të shpallen në një ceremoni çmimesh më 10 tetor. Ekspozita vjetore e Muzeut të Historisë Natyrore që shfaq 100 fotografi të zgjedhura nga mijëra që morën pjesë në konkurs do të hapet më 13 tetor dhe më pas, si zakonisht, do të shkojë në turne nëpër botë.
Top Channel