Fituan në Komisionin e Disiplinës/ Zbulohen detyrimet e Tiranës ndaj Hasanit dhe Dajës

31/08/2023 17:08

Tirana dhe Skënderbeu kanë marrë nga një muaj afat nga Komisioni i Disiplinës për të shlyer detyrimet ndaj futbollistëve të cilët kanë veshur fanellat e këtyre dy klubeve në të shkuarën.

Bëhet fjalë për Asion Dajën dhe Edon Hasanin, të cilët kanë fituar çështjet e tyre ndaj klubit bardheblu në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve përkatësisht në 2 qershor të këtij viti dhe në 9 korrik të 2021-shit, por Tirana nuk ka ekzekutuar ende vendimin. E njëjta situatë është edhe me Dejvi Bregun, që ka fituar çështjen me Skënderbeun në DHSK, por korçarët nuk kanë paguar ende.

SuperSport mëson se Asion Daja ka ende një detyrim prej 26 mijë eurosh nga klubi i Tiranës, ndërsa Edon Hasani pret të arkëtojë edhe 9 mijë euro nga bardheblutë. Komisioni i Disiplinës ka marrë në shqyrtim ankimimin e këtyre tre futbollistëve dhe u ka dhënë një muaj afat klubeve të Tiranës dhe Skënderbeut, për të shlyer detyrimet.

Sipas rregullores, nëse klubet dështojnë të përmbushin detyrimet edhe pas këtij paralajmërimi të Komisionit të Disiplinës, atëherë ky organ mund t’i pezullojë me zbritje pikësh nga renditja në sezonin aktual.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA