Një studim i Institutit për Ekonominë Botërore në Kiel, Gjermani (Ifw) tregon se projekti ambicioz tregtar i Kinës, “Rruga e Re e Mëndafshit” ka kosto mjaft të larta pasuese për shtetet e përfshira.
Një studim i Institutit për Ekonominë Botërore në Kiel, Gjermani (Ifw) tregon se projekti ambicioz tregtar i Kinës, “Rruga e Re e Mëndafshit” ka kosto mjaft të larta pasuese për shtetet e përfshira.
Gjithmonë e më shumë vende në ekspansion dhe në zhvillim, që kanë marrë nga Kina kredi për ndërtimin e infrastrukturës, po hasin probleme në shlyerjen e tyre sipas planifikimit. Dhe vitet e fundit, qeveria kineze e ka rritur në mënyrë të ndjeshme dhënien e kredive të shpëtimit. Sipas institutit gjerman 60% e të gjitha huave kineze të dhëna në botë kërcënohen nga mosshlyerja.
Në vitin 2010 kjo shifër ishte vetëm 5%, sipas analizës së studiuesve me të dhënat e Harvard Kennedy Scholl dhe Bankës Botërore. Në Malin e Zi u inaugurua vitin e kaluar pas shtatë vitesh kohë ndërtimi një segment autostrade 41 kilometra. Kostoja e ndërtimit kaloi 1,2 miliardë euro. Rreth 800 milionë euro erdhën si kredi nga Kina.
Mali i Zi kërkoi ndihmën e BE, që kur duheshin shlyer këstet e para të kredisë, sepse ndryshe do të paguante dot në afatin e duhur. 41 kilometra rrugë që kalon përmes malave malazeze u ndërtuan nga një kompani kineze me punëtore të sjellë nga Kina. Qytetarët malazezë megjithatë janë të kënaqur me rrugën e re. Të ardhurat janë trefishuar edhe në lokalet e vogla. Megjithatë, të ardhurat nga tarifat për shlyerjen e kredisë nuk mjaftojnë. Malit të Zi i mungojnë paratë për rikonstruktimin e rrjetit rrugor të vjetruar dhe 41 kilometrat e autostradës përfundojnë papritur në zhavorr.
Kina ka ofruar të kredi të tjera që të vazhdojë ndërtimi i autostradës, por qeveria malazeze e shikon këtë projekt me shumë rreziqe, sepse në Podgoricë e dinë, nëse nuk do mund të paguajnë dot këstet, që tani Pekini ka të drejtën të konfiskojë pronën e tyre shtetërore.
Top Channel