![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/a1558850-e74d-11ef-a8cf-8d5c00ba201a_sd-800x450.jpg)
Incidenti që ndodhi në koncertin e Rita Orës në Hungari, ku mori një flamur serb nga një fans, është komentuar gjatë këto ditët e fundit.
Të shumtë ishin ata që e kritikuan dhe e sulmuan, por këngëtarja doli me një reagim për mediat kosovare, ku shprehet se nuk e ka ditur se cilit shtet i përkiste ai flamur dhe se ajo është një shqiptare krenare e Kosovës. Sipas saj ajo nuk kishte asnjë qëllim të mërziste dikë apo të tregonte mosrespektim ndaj popullit shqiptar.
Së fundmi Rita ka publikuar një video në Instastory, ku shihet Mbreti Charls i cili flet për ikonat e Shqipërisë, duke përmendur Nënë Terezën dhe Rita Orën.
Me këtë video, qëllimi i këngëtares me siguri ka qenë të mbyllë gojën e kritikuesve dhe t’i tregojë se ajo është krenare që është shqiptare!
View this post on Instagram
Top Channel