Vijëzohen vendkalimet e këmbësorëve pranë shkollave, Veliaj: Më shumë siguri për kalimtarët dhe nxënësit

27/08/2023 11:13

Pranë shkollës “Misto Mame” në kryeqytet, përfundoi vijëzimi i vendkalimit të këmbësorëve.

Në prag të nisjes së sezonit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës po punon për të siguruar më shumë siguri pranë shkollave.

“Edhe pranë shkollës “Misto Mame”, përfundoi vijëzimi i vendkalimit të këmbësorëve! Teksa presim nisjen e sezonit të ri shkollor, po punojmë për të siguruar më shumë siguri në rrugë për çdo kalimtar, e veçanërisht për nxënësit”, shkruan Veliaj.

Ekipi i Mirëmbajtjes së Sinjalistikës punoi për vijëzimin e vendkalimit të këmbësorëve edhe te Shkolla e Kuqe, shkolla“Gjon Buzuku” dhe shkolla “Fan Noli”. Ndërkaq krahas pubimeve për ndërtimin e shkollave të reja, janë bërë dhe ndërhyrjet në shkollat ekzistuese në mënyrë që gjithçka të jetë gati këtë shtator për të pritur nxënësit për vitin e ri arsimor.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA