Bashkia e Elbasanit përmes një postimi në rrjetet sociale, ka falënderuar bashkitë dhe forcat ushtarake për ndihmën në shuarjen e zjarreve në landfill, pranë inceneratorit të Elbasanit. Sipas kësaj bashki do vazhdojë puna për zgjerimin e kapacitetit të inceneratorit.
Bashkia e Elbasanit përmes një postimi në rrjetet sociale, ka falënderuar bashkitë dhe forcat ushtarake për ndihmën në shuarjen e zjarreve në landfill, pranë inceneratorit të Elbasanit.
“Pas një angazhimi maksimal te gjithanshëm, brenda disa orëve, u bë e mundur fikja e zjarrit në landfillin pranë inceneratorit të Elbasanit.
Bashkia e Elbasan falenderon të gjitha bashkitë që ndihmuan me mjete zjarrfikëse dhe me punonjës, po edhe forcat e ushtrisë gjithashtu për dedikimin e tyre mbresëlënës. Ata janë vërtetë heronjtë e kësaj vere, ku kanë kufizuar dëme të mëdha me përkushtim e profesionalizëm.
Zjarri u shfaq rreth orës 17:00 të së shtunës në landfillin pranë Impiantit të Trajtimit të Mbetjeve Urbane në Elbasan. Megjithatë ndërhyrjen e shpejtë të ekipit zjarrfikës të Elbasanit me 5 mjete dhe 20 efektivë, flakët morën përmasa të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë. Ekipi ynë i Emergjencave dhe punonjës të Agjencisë së Shërbimeve Publike u angazhuan për vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa u kërkua edhe ndihmë nga bashkitë e tjera për menaxhimin e situatës. 15 mjete zjarrfikëse dhe 70 punonjës nga bashkitë Elbasan, Tiranë, Gramsh, Durrës, Fier, Cerrik, Belsh dhe Peqin punuan gjatë gjithë natës dhe situata në landfillin e Elbasanit u vu në kontroll.
Forcat e mirë stërvitura të ushtrisë me dy mjete zjarrfikëse, dy makineri të rënda dhe 10 efektivë ishin gjithashtu një ndihmë e pazëvendësueshme në këtë situatë emergjente. Sot paradite zjarri është shuar totalisht. Paraprakisht kryesorja mbetet pista e një zjarri të qëllimshëm, për të cilën organet e policisë dhe prokurorisë kanë nisur tashmë hetimet.
Impianti i Përpunimit të Mbetjeve Urbane në Elbasan, i njohur me emrin inceneratori, trajton cdo rreth 90 tonë mbetje ndërkohë që grumbullimi i mbetjeve në të 7 bashkitë e qarkut dhe puna gjithnje e me e mire e bashkive për pastrimin, bën që ngarkesa e përgjithshme t’i kaloje 90 tonë në ditë. Duhet pasur parasysh edhe fakti se për te mbështetur Bashkinë e Rrogozhinës ne daljen nga trashëgimia katastrofike e landfillit qe deri vjet behej lajm rregullisht për ndotjen e tij skandaloze, ne Impiantin tone ne i kemi hapur dyert edhe asaj bashkie fqinje jashtë qarkut tone.
Kjo ka bërë që landfilli ynë të ketë një ngarkese te madhe, ndaj edhe Bashkia e Elbasanit po punon me nje projekt te domosdoshëm, qe ne bashkëpunim me bashkitë e tjera, te zgjeroje kapacitetin pritës të mbetjeve, konform të gjitha kushteve higjeno-sanitare për të përballuar sasinë e mbetjeve që grumbullohen çdo ditë dhe nuk hidhen me ne landfille primitive te secilës bashki, siç ndodhte deri dje.
Ndarja e mbetjeve ne burim, krijimi i stacioneve të kompostimit dhe si përfundim, selektimi i mbetjeve që transferohen në incenerator vetëm për eliminim të plotësot është sfida jone e re e përbashkët. Kjo do të bëjë të mundur uljen e kapacitetit të mbetjeve në landfillin e vetëm të Elbasanit, zhvillimin e ekonomisë qarkulluese dhe industrisë se riciklimit, rritjen e pastërtisë në çdo komunitet urban apo rural, po edhe shmangien e defekteve që ndodhin sot gjatë punës së inceneratorit për shkak të futjes ne sistemin e djegies te materialeve të ngurta ne kundërshtim me kriteret teknike.
Atyre që vazhdojnë merren me inceneratorin si gogol, u them vetëm kaq: Pa Impiantin e Përpunimit të Mbetjeve, d.m.th. pa inceneratorin, sot do kishim shtate fusha me kodra plehrash në këto shtatë bashki dhe Elbasani do kishte një mal të madh nën renë e zeze të tre dekadave që lamë pas”, shkruan Bashkia e Elbasanit.
Top Channel