Adele rrëzohet në prapaskenë nga një problem shëndetësor, ndihmohet nga ekipi

27/08/2023 18:46

Adele zbuloi se ishte rrëzuar në prapaskenë përpara një prej shfaqjeve të saj të fundit në Las Vegas.

Krijuesja e hiteve 35-vjeçare shpjegoi se një sulm i nervit shiatik e kishte bërë atë të rrëzohej dhe një anëtar i stafit të saj të prodhimit e ndihmoi që të ngrihej.

Pas një pushimi njëmujor, këngëtarja së fundmi u kthye në The Colosseum në Caesars Palace, për të vazhduar shfaqjet e saj të turneut “Weekends With Adele”, që është planifikuar të vazhdojë deri në nëntor.

Gjatë një koncerti në Sin City, ajo u tha fansave për gjendjen e saj kurrizore dhe pranoi se ekipi i saj e ngritën nga dyshemeja, ku ajo u rrëzua.

Sipas The Sun, ajo gjithashtu u detyrua të largohej nga skena gjatë performancës së saj në fundjavë dhe shpjegoi: Do të ulem dhe do të pushoj për të lehtësuar dhimbjet e nervit shiatik.

Këngëtarja e “Rolling in the Deep” vazhdoi: Në fillim të këtij viti fillova të mburrem pasi nuk ndjeja dhimbje të nervit shiatik. Pastaj Zoti ma ktheu atë.

Këngëtarja ka vuajtur dhe më herët nga kjo gjendje, ku është shprehur se ndjen dhimbje në njërën ose në të dyja këmbët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA