Erta Toda u diplomua së fundi si mjeke. Ajo është njëra prej dy mjekeve të qendrës shëndetësore në Ksamil dhe eksperienca se saj e parë e përballjes me
Pacientët erdhën gjatë një periudhe shumë të ngarkuar me patologji siç është sezoni veror. Në qendrën e vogël me dy shtretër paraqiten çdo ditë për të marrë shërbime urgjente mbi 50 pacientë.
Shumica e tyre tregon mjekja shpenzojnë të paktën 1 orë në qendrën shëndetësore, ndërsa shumë raste referohen drejt spitaleve të të tjera.
“Stuata është që ka shumë fluks për momentin dhe kemi pasur shumë raste si nga shteti shqiptar edhe nga ato të huaj”- tha Erta Tota mjeke
Një i ri italian ka mbërritur në urgjencë pasi ka një të çarë disa cm në shpinë shkaktuar gjatë një hedhjeje në pishinë. Mjekime të tilla përfshi mikrokirurgji janë mes rasteve më tipike të kësaj vere.
“Ne trajtojmë fillimisht me qendrën shëndetësore në Ksamil dhe në rsat se pacientët nuk arrijnë të stabilizohen i nisim drejt spitalit të Sarandës”– tha Erta Toda.
Ksamili dhe i gjithë bregdeti janë përballur këtë vetë me shumëfishim të popullsisë prej sezonit turistik. Nevoja për shërbime shëndetësore sidomos për pushuesit ka qenë prezente që në fillim të sezonit. Rastet më tipike të orëve të para të mëngjesit janë ato të të rinjve që konsumojnë mbidoza alkooli apo edhe narkotikësh.
Përgjatë gjithë ditës ka mjaft raste të virozave të stinës, të sëmurë kardiakë, dhe aksidente të lidhura me rëniet nga shkëmbinjtë, dëmtime nga përdorimi i mjeteve të ujit, aksidente me motoçikleta, aksidente në punë apo në konflikte për shkak të konsumit të alkoolit.
Prania e policisë ashtu si dhe e shërbimeve të sigurisë në plazhe është minimale për destinacione si Ksamili.
Gjithashtu kontrollet për volumin e muzikës pothuajse nuk ekzistojnë duke bërë që festat që vijojnë deri në agim të bëhen shkak për dhjetëra raste emergjencash mes të rinjve.
Top Channel