Po kontrabandonte produkte konsumi në kufirin e Morinës, arrestohet një 39-vjeçar nga Kosova

25/08/2023 10:47

Një 39-vjeçar nga Kosova është arrestuar në kufirin e Morinës, pasi tentoi të kontrabadonte mallra konsumi.

Ai u kap duke hyrë në vendin tonë me mjetin tipi “Volkswagen”. Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një shumëllojshmëri mallrash, disa prej të cilave në kategorinë e mallrave për të cilat duhet paguar akcizë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel