Ish-ylli i “One Direction”, Liam Payne i sëmurë rëndë në spital! Anulon turneun në Amerikën e Jugut

25/08/2023 19:35

Ish-ylli i One Direction, Liam Payne ka anuluar koncertet, duke u shtruar në spital me “infeksion të rëndë në veshka”.

Këngëtari 29-vjeçar tha se nuk kishte “zgjidhje” veçse të shtynte turneun e ardhshëm në Amerikën e Jugut “me zemër të thyer”.

“Gjatë javës së kaluar kam qenë në spital me një infeksion të rëndë të veshkave, është diçka që nuk do ia dëshiroja askujt dhe mjekët më urdhëruan që tani më duhet të pushoj dhe të shërohem”, tha Payne gjatë një mesazhi në Instagram.

Isha shumë i emocionuar që erdha të luaja muzikë për ju. Për të gjithë ata që kanë blerë bileta: Më vjen shumë keq. Ne po punojmë për të ri-planifikuar turneun sa më shpejt që të jetë e mundur, por tani për tani do të rimbursojmë biletat – kështu që ju lutemi shikoni për përditësime te pika juaj e blerjes.

Faleminderit si gjithmonë për dashurinë dhe mbështetjen, dhe mezi pres t’ju shoh së shpejti“- përfundoi ai.

Payne ka nisur karrierën solo pasi One Direction njoftoi se do të merrnin një pauzë të pacaktuar si grup në 2015.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Liam Payne (@liampayne)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA