Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish-banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë.
Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.
Ditën e djeshme Luizi me Kiarën kanë ndarë me ndjekësit disa video, ku kanë treguar disa momente duke shijuar bregdetin e Velipojës me një motor ujë.
Ama ditën e sotme ka qarkulluar kudo në rrjete sociale një video e Luizit, i cili ka pësuar një incident, ku nga shpejtësia është rrëzuar nga motori i ujit në det. Ama Luizi nuk ka pasur asnjë lëndim, pasi më pas ka postuar foto dhe video duke darkuar së bashku me Kiarën.
Së fundmi Luizi ka marrë përsëri vëmendjen me postimin e fundit në rrjete sociale. Duket se këngëtari është takuar me sipërmarrësin e njohur shqiptar, Samir Mane, ku ka postuar një foto me të në rrjete sociale dhe ajo çfarë ka marrë vëmendjen janë fjalët që ka shkruar në të. Nuk e dimë ende se çfarë po paralajmëron Luizi ama të gjithë jemi shumë kuriozë.
Top Channel