Radhë të gjata automjetesh janë krijuar sërish në pikën kufitare të Kakavijës, në hyrje të Greqisë.

Siç duket në foto, radha është kilometrike dhe automjetet janë të renditura për tre në mënyrë paralele.

Ky fluks i madh vjen pasi emigrantët kanë kaluar ditët e tyre të pushimit në vendin tonë, në bregdet apo pranë familjarëve të tyre dhe tashmë kthehen në shtëpitë e tyre.

Policia greke në Kakavijë, e kontaktuar nga Top Channel njofton se aktualisht po punohet me 2 sportele dalje dhe 2 hyrje.

Top Channel