Një grua është vrarë të dielën në mbrëmje në Vitomiricë.

I dyshuari është kunati i saj i cili ndodhet në arrati.

Policia ka bërë të ditur se viktima dyshohet se është goditur me mjet të fortë.

“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se vdekja e saj ka ardhur si pasojë e goditjeve me një mjet të fortë. Personi i dyshuar për rastin e dytë (i cili dyshohet se është kunati i saj) ndodhet në arrati”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se viktima rreth dy orë para vrasjes ka raportuar një rast të dhunës në familje në Policinë e Pejës.

Pas raportimit, viktima është shoqëruar në shtëpinë e saj dhe bashkëshorti si i dyshuar për dhunë në familje është arrestuar.

“Rreth orës 19:00, Stacioni Policor në Pejë është njoftuar për një rast të dhunës në familje, i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë, në Pejë. Viktima është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar. Po ashtu, është arrestuar dhe intervistuar edhe personi i dyshuar (bashkëshorti i viktimës), i cili është ndalur në mbajtje për 48. Viktima, me vullnetin e saj, është dërguar në shtëpinë e saj në fshatin Vitomiricë. Rreth orës 21:10, jemi njoftuar se e njëjta është gjetur pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, njofton policia.

Top Channel