Britania kërkon të bllokojë opinionin e GJND për pushtimin e Palestinës nga Izraeli (fotot)

24/08/2023 19:46

Është pritur me habi sot deklarata e Britanisë që kundërshton mbajtjen e dëgjesës për çështjen, teksa akuzohet për injorim të fakteve domethënëse.

Rrjeti britanik The Guardian shkruan se vendi akuzohet se “po kërkon të bllokojë që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) të trajtojë çeshtjen e ligjit ndërkombëtar humanitar në konflikt” në lidhje me pushtimin nga Izraeli të territoreve palestineze.

Dokumenti ligjor me 43-faqe qe është parë nga e përditshmja The Guardian, është dorëzuar muajin që shkoi nga Britania në gjykatën GJND në lidhje me hulumtimet dhe opinionet për pasojat ligjore të “pushtimit, krijimit të kolonive izraelite dhe aneksimit të tokës palestineze”.

Dokumenti i tipit “amicus brief” (këshillues miqësor) kundërshtonte dëgjimin e çështjes nga Gjykata Ndërkombëtare, një opinion ky që mbahet vetëm nga pak prej 57 shteteve dhe entiteteve jo-qeveritare që kanë shprehur opinionin e tyre.

Deklrata është pritur me shtangie nga diplomatët palestinezë dhe ekspertët e ligjit humanitar, të cilët thonë se jo vetëm injoron faktin e pushtimit izraelit, por dhe përkeqësimin e rëndë të situatës kohët e fundit në rajon.

Gjykata e lartë e OKB në Hagë trajton dhe cështjet mes shteteve, por nuk ka pushtet për të urdhëruar zbatimin e vendimeve ose opinioneve.

Por veprimi ligjor konsiderohet i rëndësishëm nga Izraeli, pasi disa agjenci të OKB kanë shpallur të jashtëligjshme disa aspekte të pushtimit të Palestinës, edhe pse deri tani nuk ka pasur një opinion mbi vetë pushtimin, që është të paktën në vitin e 56-të.

Në dhjetor ishte kërkuar një opinion këshillues ga Gjykata për “pasojat ligjore që lindin nga politikat dhe praktikat e Izraelit në territoret e pushtuara të Palestinës”.

Britania, Izraeli, SHBA, Gjermania e disa vende perëndimore votuan kundër me argumentimin se “largon palët e konfliktit nga negocjatat”.

Dokumenti i fundit kundërshtues nga Britania kishte argumente kryesore faktet se:

“Një opinion qe tentonte të zgjidhte konfliktin “bilateral të Izraelit” pa pranimin e shtetit.

Gjykata nuk është e aftë “të ekzaminojë një seri faktesh në lidhje me historinë e dy palëve në konflikt”.

Kërkesa nuk është e përshtatshme pasi gjykatës i kërkohet të mbajë “qëndrim të paligjshëm ndaj Izraelit”.

Një burim diplomatik palestinez tha për TheGuardian: “Kjo është një mbështetje e plotë e argumenteve të Izraelit, sikur të thuash se nuk është koha e duhur pasi procesi paqes po funksionon. Qeveria britanike thotë se shkeljet e rënda të Izraelit që ngrihen nga palestinezët nuk janë aq të rëndësishme sa kuadri i negocjatave”.

Avokatët Daniel Machover of Hickman & Rose në Londër, me eksperiencë të gjatë në të drejtat e njeriut, thane se kushtëzimi i dokumentit është autentik: “Është shqetësuese që Britania kërkon të bllokojë çështje kaq të rëndësishme, diçka që jam i sigurtë se nuk do ta bënte po të ishte për cështje si për shembull, pushtimi rus i territorit të Ukrainës”.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA