Rezervë e madhe nafte nën tokë/ Në Shpirag, Rama dhe Balluku inspektojnë kërkimet për nxjerrjen e naftës

23/08/2023 08:53

Kryeministri Edi Rama për të disatën herë, pa në terren ecurinë e shpim kërkimit të naftës dhe gazit në  zonën  e Shpiragut.  Belinda Balluku zëvendës kryeministre dhe ministre e infrastrukturës, tregoi se në ç’fazë janë kërkimet deri më tani.

“Ndodhemi në pusin numër 5 në Shpirag. Këtu ku jemi në fazën e eksplorimit, kemi arritur në 6002 metra. 1000 metrat e fundit kanë qenë brenda në rezervuar dhe këtu për pak, mbaron faza e eksplorimit, duke kaluar pastaj në fazën e rezultateve që fillon në tetor.” – shpjegoi Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Drejtuesit e kompanisë që po merret me kërkimet treguan se aktualisht aktiviteti i punës në kantier është përqendruar në vlerësimin e pusit Shpirag 5, si pjesë e Programit Vlerësues të Bllokut 2/3.

Gjeologjia e kësaj fushe naftëmbajtëse shpjeguan ata, është një nga më të vështirat, më sfidueset në botë.

Biseda mes kryeministrit Rama dhe drejtuese të kompanisë është përqendruar tek  zbulimi i rëndësishëm i kryer 6.1km në thellësi të tokës naftëmbajtëse.

Të dhënat janë premtuese për të nxjerrë  një pasuri të konsiderueshme për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Sfida tanimë është testi përfundimtar teknik,  i vlerësimit të qëndrueshmërisë së presionit të fluksit të gazit e të naftës, deri mbi sipërfaqen e tokës.

“E dimë që nafta është aty, por duhet të sigurojmë rrjedhën e vet. Ajo çfarë kemi bërë, është që kemi parë vende të ndryshme në Shqipëri për të përdorur dhe ekspertizën tonë ndërkombëtare, për të parë se ku qëndron nafta, si do të sigurohet fluksi.”

Paralelisht me këto të dhëna premtuese që vinë nga terreni kërkimeve në Shpirag, qeveria ka nisur përgatitjen për ngritjen e një Fondi Sovran për të mirë-administruar qindra milionë dollarë,  që pritet të vinë prej rentës minerare e taksave të tjera.

Top Channel raportoi të Mart1%n, se ky Fond Sovran do të krijohet prej vjeljes së rentës minerare,  fillimisht nga prodhimi naftës dhe gazit në puset e naftës në Shpirag,  e më pas do ti shtohen të ardhurat nga të tjera vendburime, si ato të Dumresë.

Burime qeveritare pohuan se ky Fond Sovran do të përdoret për  rritjen e pensioneve dhe më pas investime pasi Fondet Sovrane kanë si qëllim qarkullimin e shtimin e tyre”. Nga studimet paraprake për qeverinë shqiptare, modeli fondit norvegjez shihet si i mundshëm për tu zbatuar në vendin tonë.

Fondi Shqiptarë Sovran do të ketë në bord emra të shquar të fushës së ekonomisë ndërkombëtare.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA