Ylli i muzikës Celine Dion nuk do të këndojë më.
Sëmundja e saj po përkeqësohet dhe ajo nuk mund të dalë më as nga shtëpia. Këtë ka zbuluar faqja amerikane “Radar online” duke cituar burime të afërta me këngëtares, e cili prej disa kohësh po lufton me sindromën paralizuese të “personit të ngurtë”.
55-vjeçarja tani është aq e dobësuar sa që urren të largohet nga shtëpia qoftë edhe për një kohë të shkurtër dhe nuk ka plane të rikthehet në turin, datat e të cilit i anuloi në maj. Disa javë më parë, motra e yllit, Claudette rrëfeu në një intervistë se Celine po përpiqej të gjente ilaçe efektive për të trajtuar sëmundjen e saj të rrallë autoimune.
Ajo është e disiplinuar në çdo fushë të jetës së saj. Ne nuk po gjejmë asnjë medikament që të japë efekt, por është shumë e rëndësishme që ta mbajmë shpresën gjallë.
Sëmundja e rrallë e Dion, ndër të tjera, shkakton konvulsione, lëvizje të pavullnetshme të muskujve të fytyrës apo gjymtyrëve dhe rritje të ndjeshmërisë ndaj zhurmës dhe prekjes. Shkenca nuk ka arritur ende të identifikojë shkaqet e sakta, por studimet e para tregojnë se bëhet fjalë për një sëmundje autoimune.
Shumica e njerëzve që zhvillojnë këtë sëmundje mund të diagnostikohen nga mosha 40-60-vjeç. Aktualisht nuk ka asnjë kurë për SPS-në, e cila mund t’i lërë të sëmurët të paaftë për të ecur apo folur. Në shumicën e rasteve njerëzit me SPS i përgjigjen dozave të larta të diazepamit, i cili shpesh përdoret si ilaç kundër ankthit.
Top Channel