Kantautori i famshëm italian, Toto Cutugno ka ndërruar jetë sot në moshën 80-vjeçare.
Ai u bë i njohur në të gjithë botën për këngën të vitit 1983, “L’Italiano”.
Cutugno, emri i të cilit ishte Salvatore, vdiq në Spitalin San Raffaele të Milanos, pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje, e cila u bë më e rëndë në muajt e fundit.
I lindur në Toskanë nga një baba sicilian, Cutugno fitoi gjithashtu në vitin 1990 Eurovision Song Contest me këngën “Insieme: 1992”.
Ai fitoi dy herë Festivalin e Këngës në Sanremo.
Në vitin 2019, një grup muzikantësh ukrainas u përpoqën ta ndalonin të performonte në Kiev duke thënë se ai ishte një simpatizant rus si ylli i tij veteran i Italisë, Al Bano.
Kryeministri Edi Rama reagoi me një postim në rrjete sociale, pas vdekjes së kantautorit.
“Ishe një italian i madh, i vërtet, duhej të takoheshim këtë verë në Valona por Zoti vendosi të të le të prehesh në paqe, ndërsa me këngët e tua mbeten të regjistruara përgjithmonë në zemrat e shumë shqiptarëve. Faleminderit për gjithçka Toto Cutugno ishte privilegj të jetoja njëkohësisht me një legjendë si ti“, shkruan Rama.
Top Channel