Pushimet në Ibiza vazhdojnë për Rita Orën dhe Taika Waititi, të cilat festuan së bashku 48-vjetorin e regjisorit, me një grup të madh miqsh.
Ndër të ftuarit e tyre të shquar ishin Diplo, Jodie Turner-Smith dhe Charlotte Tilbury.
Ylli me origjinë shqiptare, 32-vjeç, ndau një seri fotosh, në të cilat ajo shfaqet me një fustan midi transparent, platforma të zeza dhe një çantë dore metalike në ngjyrën e një molle të kalbur.
“Vetëm në Ibiza mblidhni një grup të tillë njerëzish të jashtëzakonshëm, të cilët janë plot të qeshura dhe gëzim“, ka shkruar Rita në mbishkrimin e saj duke shtuar: “Faleminderit të gjithëve që erdhën, ju e dini kush jeni!”
View this post on Instagram
Çifti janë bashkë që nga viti 2021 dhe së fundmi festuan përvjetorin e tyre të parë të martesës. Rita Ora, në një postim tjetër drejtuar bashkëshortit të saj, e quajti atë “ njeriun më qesharak dhe më të zgjuar që kam takuar ndonjëherë. Ti më mban të qetë në momentet kur mendoj se nuk ia dal dot. Faleminderit që më tregove se si është dashuria.’
Ata po shijojnë edhe disa ditë plazh së bashku, ku këngëtarja ka ekspozuar linjat perfekte me bikini ngjyrë argjendi.
Top Channel