Këngëtarja e njohur Miley Cyrus u bë së fundmi dëshimtare nderi në dasmën e nënës së saj Tish Cyrus. Nëna e Miley, Tish Cyrus u martua me Dominic Purcell para miqve dhe familjes, katër muaj pasi shpallën fejesën e tyre. Menaxherja 56-vjeçare bëri publike lidhjen e saj me aktorin 53-vjeçar të “Prison Break” në nëntor 2022.
Të shtunën, ata shkëmbyen betimet në një dasmë të vogël buzë pishinës në një vend në Malibu, Kaliforni.
Tis Cyrus kishte pranë saj vajzën e saj Miley si dëshmitare nderi. Pjesë e ceremonisë martesore duket se kanë qenë edhe djali i saj, Trace dhe vajza Brandi. Dasma vjen më shumë se një vit pasi Tish paraqiti kërkesën për divorc nga këngëtari i Country, Billy Ray Cyrus. Ata ishin të martuar për gati 30 vjet.
Tish dhe Purcell e bënë publike lidhjen e tyre në korrik të vitit të kaluar, tre muaj pas divorcit me këngëtarin e “Achy Breaky Heart”. Ndërkaq, kjo ishte hera e tretë që Billy Ray dhe Tish ndaheshin dhe ndërmerrnin hapa drejt procedurave të divorcit. Rikujtojmë se pak muaj më parë muzikanti Billy Ray Cyrus u fejua me këngëtaren Firerose, rreth pesë muaj pasi bëri kërkesë për divorc nga gruaja e tij prej 28 vitesh.
Top Channel